
INTERVISTE ME MJEKEN E URGJENCES AURORA DOLLENBERG NE GJERMANI MBI VAKSINEN ANTI-COVID
-Dok. Aurora si paraqitet situata në Gjermani, keni hyrë në karantinë kombëtare?
Kemi një lockdown, që fillon nga dita e sotme dhe vazhdon deri në 10 janar për arsyen e rritjes në javën e fundit të të infektuarve dhe ezaurimit të kapaciteteve spitalore.
-Kur prite të nis vaksinimi i popullatës gjermane me vaksinën anti-covid?
Vaksinimi pritet të nis në mënyrë zyrtare në datën 1 Janar të 2021. Kishim një plan për fillimin në fund të këtij viti por parapërgatitja e personelit mjëksor për vaksinimin masiv të populllatës nga ana logjistike është shumë e vështire. Ne jemi duke përgatitur shumë pjesë të personelit siç janë asistentët e farmacistëve ose asistent-infermierët që të kenë çertifikatën në momentin që do fillojmë vaksinimin.
-Ku dhe kush do ta kryej vaksinën?
Qendrat ambulatore, mjeku i familjes, poliklinikat do të jenë protagonistët kryesor që do bëjnë vaksinën. Ne po ndërtojmë edhe një rrjet qendrash ambulatore vetëm për vaksinim, por edhe në farmaci po bëhen tentativa që pacientët të kenë mundësi ta marrin vaksinën.
Shpërndarja e vaksinës do bëhet në saj të një sistemi triazhimi.
Kategoria e kuqe janë personat më të rrezikuar, ku përfshihen pacientët mbi 65 vjeç dhe që kane sëmundje shoqëruese, personeli mjeksor.
Pastaj vjen kategoria portokalli, e mesmja pra më pak e rrezikuar, ku përfshihen ato që kanë vetëm 1 deri në 2 faktor rreziku.
Dhe së fundi vjen kategoria e gjelbër ku përfshihen të rinjtë dhe ato që nuk kanë asnjë sëmundje shoqëruese.
-Pse është kaq i nevojshëm trajnimi i stafeve mjekësore kur kjo nuk është vaksina e parë që injektohet masivisht në popullatë?
Po është e vërtet që proçedura është e njëjtë. Është i njëjti vaksinim siç bëhet për gripin por duke qënë se bëhët fjalë për një vaksinë të re, patjetër që duhet trajnuar personeli mjeksor për disa efekte anësore qoftë ato lokale që shfaqen pas vaksinimit, por edhe për të këshilluar pacientin se si duhet të reagojë në rast se ka efekte anësore. Pra është një vaksinë e re që ka nevojë për një çertifikim special.
-Sa është numri i dozave të vaksinës që do të injektohen në popullatë.
Ne kemi marrë një shumë të madhe dozash nga prodhuesi, që shkojnë në 30 milion dhe mbulojnë 1/3 e popullsisë fillimisht. Por shpërndarja nuk do të bëhet që në momentin e parë por duke i kategorizuar në mënyrë të saktë sipas pikëve që merr çdo pacient në bazë të faktorëve të rriskut, kështu që një faze e dytë me dozave të tjera do i kemi nga mesi i vitit 2021.