
Europa po kalon sërish në masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e covid-19. Pas Gjermanisë edhe Holanda ka vendosur në fuqi karantinën kombëtare duke filluar nga e marta dhe që pritet të zgjasë deri më 19 Janar.
Shkollat dhe të gjitha bizneset jo thelbësore do të mbyllen. Të njwjtat masa do të hyjnë në fuqi edhe në Lituani duke nisur nga e Mërkura deri më 31 Janar.
Qeveria britanike pritet të ashpërsojë masat në kryeqytetin Londër, duke e futur atë mes zonave të kategorisë së tretë, ndër nivelet më të larta të rrezikut të përhapjes. Megjithatë, në shkallë kombëtare, infektimet ditore në këtë vend janë në nivele të qëndrueshme.
Qeveria greke njoftoi heqjen e karantinës kombëtare duke lehtësuar masat sipas paketës që do të jetë në fuqi deri më 7 Janar. Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa do të hapen kishat, sallonet e bukurisë, libraritë, etj. Në hyn shtetrrethimi 22 me 5 që do të jetë në fuqi edhe ditët festive. Nuk do të lejohen grumbullime në familje me më shumë se 9 persona.
Edhe në Itali, qeveria po shqyrton mundësinë e masave të ashpra gjatë festave të fundvitit.
INFEKTIMET DITORE
BRITANI E MADHE 18 447 RASTE
ITALI 17 937 RASTE
GJERMANI 16 362 RASTE
HOLANDË 9 884 RASTE
LITUANI 2 849 RASTE