
Një 46-vjeçar ka mbetur I plagosur pasditen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ku sipas policies ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur me send të fortë në kokë dhe trup Klodjan Memokondaj.
Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.