
E sigurtë apo jo vaksina anti-covid që pritet të injektohet në Maqedoni.
Lajmet e shumta kanë vënë në dyshime qytetarët por Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sigurojnë se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe se po zhvillohen në platforma të verifikuara .
Sipas autoriteve janë siguruar doza për të vaksinuar 60 deri 70% të popullatës, aq sa është e nevojshme që të arrihet imuniteti kolektiv.
Autoritetet e shëndetësisë në vend u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme dhe se vaksinimi do të jetë plotësisht I sigurtë.
Njoftohet se vendi ka siguruar 833.000 doza vaksinash për 400 mijë qytetarë, të cilët do të vaksinohen dy herë gjatë muajit Mars.
Të gjitha vaksinat që janë pjesë e sistemit COVAKS, janë të dëshmuar me efekte të mira dhe me sasi përkatëse të anti-trupave – thonë autoritetet e shëndetësisë.