
Shqiptarët po përdorin antibiotic të gjeneratës së katërt për të trajtuar koronavirusin, por ky është një gabim fatal. I këtij mendimi janë ekspertët shqiptarë që punojnë dhe jetojne në vende të ndryshme të botës. Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e drejtuar nga mjekja Aurora Dollenberg me seli në Gjermani ka mbledhur në një konferencë virtuale mjekët shqiptarë në të gjithë botën për të diskutuar mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë.
Mjëkë kanë nxjerr në pah mënyrën e gabuar të trajtimit me antibiotik kur nuk është e nevojshme.
Valbona Selimaj mjeke pediatre-infeksioniste në Belgjikë, gjatë fjalës së saj u shpreh se “Në Shqipëri mjekët japin antibiotik të gjeneratës së 4-ët, japin oksigjenoterapi në shtëpi në mënyrë masive”
Ajo ekonsideroi këtë një abuzim që rëndon në xhepat e qytetarëve sot por edhe dëmton shëndetin e tyre “Ky është një abuzim i jashtëzakonshëm dhe nëqoftëse do të vazhdoje edhe për 2 apo 3 muaj në të ardhmen njerëzit do të na vdesin sepse nuk do të kemi antibiotic për të trajtuar një pneumokok” u shpreh Selimaj.
Ndërkohë mjeku internist në Angli Adrian Fandi theksoi se të tillë antibiotik duhet të jepen vetëm me lejen e mikrobiologut , pas testimeve. “ Eshtë çmenduri, këtu ato antibiotik janë shumë restrict, ëshët çmenduri të përdorësh antibiotik venoz në shtëpi, siç ndodh në Shqipëri”- tha Fandi.
Ajo çfarë mjekët apelojnë është trajtimi në mënyrë simptomatike e rasteve të lehta. Nazer Ahmeti mjek internist në Hamburg cilësoi se përdorimi I antibitikëve nuk ka asnjë efekt në trajtimin e covid-19 “Këtu kemi një infeksion vira , si do ta mjekojmë një infeksion viral me antibiotic? Ne me antibiotic mjekojmë vetëm infeksionet bakteriale”
Mjeku anestezist –reanimator në Francë Teni Kamberi iu referuar Francës e cila fokusin e ka tek parandalimi nëpërmjet testimeve dhe gjurmimit të rastit, ndërsa kur vejn puna tek trajtimi si të gjithë mjekët shprehet se “Rastet e lehta ne I lemë në shtëpi, vitamin c d zink dhe paracetamol, kaq mjafton”
Për të venë në jetë praktikat më të mira që ndiqen sot në botë për trajtimin efikas të covid-19 deri në imunizimin e popullatës me anë të vaksinës, Federata e Mjekëve Shqiptarë Në Europë po përpilon një udhërrëfyes. Kryetarja e kësaj Federate Aurora Dollenberg u shpreh se është shumë e rëndësishme që protokollet të unifikohen për të mos lëjuar mjekët të japin mjekim të gabuar , që rëndon shëndetin e popullates.