
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin të hënën vaksinimin e popullatës kundër covid-19, duke u bërë kështu vendi i dytë pas Britanisë së Madhe që nis vaksinimin për shtresat e rrezikuara.
Për krijimin e imunitetit nga COVID-19, çdo person i injektohen dy doza me distancë kohore 21 ditë nga njëra-tjetra.
Kjo vaksinë përdor metodën inovative të injektimit të një segmenti shumë të vogël të ARN-së së COVID-19ës për ta mbajtur në alarm sistemin imunitar të njeriut, nga rreziku i infekimit nga ky virus.
Autoritetet kanë porositur 100 milionë doza deri në muajin mars nga Pfaizer/Biontec dhe 200 milionë të tjera nga Moderna që përdor të njejtën metodë vaksine.
Administrata e Barnave FDA i dha të Premten, Pfaizer të parën leje urgjente vaksinimi kundër COVID-19ës, ndërsa Moderna është në pritje. Vetëm Britania e Madhe e ka nisur deri tani vaksinimin anti-COVID, teksa lejen për Pfaizerin e kanë dhënë edhe Bahreini e Kanadaja.