
Voltana Ademi është eshte një prej 21 personave që janë proçeduar penalishte nga Policia e Shkodrës pas protestës së të shtunës.
Ademi akuzohet si organizatore e protestes ku u shkatërrua dhe u dogj selia e Partisë Socialiste në Shkodër. Një ditë më parë edhe kryebashkiakja paditi drejtuesit e uniformave blu të qytetit verior. Pasi sipas saj nuk reaguan edhe pse u lajmëruan prej saj për dhunën e nisur nga protestues që sipas saj nuk kishin lidhje me PD.
Policia akuzon 8 persona si organizatorë të kësaj proteste, me qëllimin që të shkaktonin trazira. Proçedim është nisur edhe për 17 minorenë të cilët akuzohen për shkatërrim prone.
Ndërkohë 21 të tjerë do ndiqen penalisht për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Mes personave të proçeduar është edhe bashkëshorti i Voltana Ademit, Franc Mjeda.
Policia ka nisur procedim penal edhe për shefin e zjarrfikësve të Shkodrës Ritvan Bushati dhe një punonjësi tjetër të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë reaguar me vonese pas njoftimit për zjarrin në selinë e partisë socialiste.
Lista e personave të proçeduar
Organizatorë
Voltana Ademi
Altin Salihi
Ardit Qylybyl
Zef Gjoni
Selami Hoxha
Nikoll Marku
Lek Marku
Isa Qallia
Tubim I paligjshëm
Pavlin Maci
Gezim Kraja
Mentor Meta
Franc Mjeda (bashkeshorti i Voltana Ademi)
Gjergj Livadhi
Nesti Kiri
Arvid Bushati
Edona Staka
Denis Reci
Isak Ulqinaku
Sander Gjeka
Luigj Curri
Leonard Curri
Afrim Elbasani
Arjola Zadrima
Cesk Toma
Vincens Gjergji
Emiljan Filipi
Shpërdorim detyre
Tom Makaj
Ridvan Bushati