
Pandemia e koronavirusit ka vënë nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, përballë zgjedhjes, mësim online apo në shkollë.
Ekspertët e arsimit kanë hartuar disa strategji për zhvillimin e mësimit në mënyrë që asnjë të mos mbetet pa u shkolluar por njëkohësisht duke mos rrezikuar jetën.
Nisur nga këto alternativa 140 nxënës të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm në të gjithë vendin kanë zgjedhur që këtë vit shkollor të mos shkojnë në shkollë por ta zhvillojnë mësimin online.
Në bazë të udhëzimit të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ata paraqiten në shkollë vetëm në sezonin e provimeve të tremujorit.
Përgjatë kohës që ndjekin mësimin online nxënësit marrin dy vlerësime, Vlerësim i vazhdueshëm dhe Vlerësim dosje.
Për të kaluar në proçesin e mësimit vetëm online, nxëënsi duhet të paraqes në drejtorinë e shkollës një kërkesë ku parashtron arsyen se përse do të ndjek mësimin online, pa prani fizike në klasë.
Vendimi i miratuar në drejtorinë e shkollës përcillet për në drejtorinë arsimore të rrethit.
Ndërkaq në shkolla po aplikohet procesi mësimor i alternuar. Një javë mësim online me anë të platformës akademia.al dhe një javë me prani fizike në klasa.