
Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj që vrau 25 –vjeçarin Klodian Rrasha do të gjykohet duke qëndruar ne burg.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg me akuzën e vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtes së nevojshme nga ana e efektivit 31 vjeçar që 2 ditë më parë vrau me armën e shërbimit të riun Rasha.
Hajdaraj kërkoi që në seancë të ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës për t’iu kërkuar ndjesë për të afërmin e tyre.
Seanca për caktimin e masës u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtarja Shefkie Demiraj pranoi që gjatë shpalljes së vendimit të ishin të pranishme edhe mediat.
Ngjarja e rëndë ku mbeti I vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën Dritan Hoxha në laprakë. Nga hetimet paraprake rezulton se I riu është qëlluar nga efektivi I forcave shqiponja me një plumb pas shpine që I ka shkaktuar edhe vdekjen. Për akuzën e ngritur ai rrezikon dënimin deri në 7 vite heqje lirie.