
Partia demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se popërpiqet të manipulojë opinionin publik rreth vrasjes së 25 vjecarit Klodia Rasha. Përmes Enkelejd Alibeaj, PD tha se Rama po fsheh të vërtetën e vrasjes.
DEKLARATA E PLOTE E ENKELEJD ALIBEAJ:
Pasi mbaroi pazaret në Neë York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së rradhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.
Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.
Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.
Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.
Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.
Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.
Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.