
Ish kampioni I botës në futboll Paolo Rossi ka ndërruaj jetë në moshën 64-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Heroi i Italisë në Botërorin e 1982 do të mbahet mend për golat e realizuar në Kupën e Botës të para 38 viteve ku Italia u shpall kampione. Paolo Rossi la shenjë në gjysëmfinale dhe finale. Ai ishte golashënuesi i atij botërori, pasi e mbylli në kuotën e 6 rrjetave. Po në 1982 triumfoi në Topin e Artë. Në karrierën e tij me klube veshi fanellën e Juventus, Vicenza, Como, Perugia, Milan dhe Verona, duke fituar tituj në Itali dhe jashtë saj. Paolo Rossi ishte pjesë e Juve që triumfoi në Kupën e Kampionëve në 1985. Rossi vitet e fundit u angazhua si analist sportiv në televizionet italiane.