
Gjenden të vrarë dy vëllezër në fshatin Zvirinë të Pogradecit. Dy vëllezër, te moshes 31 dhe 33 vjec, te indentifikuar si Andrea dhe Martin Olldashi, janë gjetur sot ne mesdite te vrarë me armë zjarri.
Trupat e tyre ishin hedhur në një kanal pranë vendit të qujatur “Kisha e Vogël” dhe ishin mbuluar me dhè. Policia thote se ata ishin larguar nga shtepia 3 dite me pare. Sipas policisë Andrea dhe Martin Olldashi janë persona me precdentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar për vjedhje banesë, në vitin 2012 i kanë vendosur tritol lokalit te nje ish –futbollisti, në Pogradec.
Policia dyshon se të dy kanë patur konflikte me persona të tjerë. Grupi hetimor po ndjek itinerari i lëvizjeve ne perpjekje per te zbuluar autoret.