
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2020, arriti 107,9 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2020 është 1,6 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2020, krahasuar me Tetor 2020 është -0,5 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,44 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.