
QINDRA QYTETARE MARSHOJNE PER 25 VJEÇARIN E VRARE NGA POLICIA
Prej orës 22.00 qindra qytetarë kanë marshuar paqësisht në shenjë respekti për Klodian Rashën, i riu që u vra nga policia në 8 Dhjetor.
Marshimi ka nisur nga kryeministria në drejtim të zonës së Laprakës ku u vra i riu.
Qytetarët kanë marshuar paqësisht me qirinj në duar.
Marshimi ishte njoftuar më herët si një shenjë proteste për orën policore.
25 vjeçari Klodian Rasha u vra në afërsi të banesës së tij në orën 1.45 minuta. Orë në të cilën është e ndaluar të dalësh pa leje nga portali eAlbania.
I riu është pikasur nga policia dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar dhe është qëlluar nga polici i shërbimit. Ai ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e një plumbi të marrë pas shpine dhe që i ka prekur zemrën.