
8 policë dhe 2 protestues kanë mbetur të lënduar gjatë protestës të organizuar pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Urgjenca Kombetare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tete punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njëri prej punonjësve të rendit ka demtime më serioze.
Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policise, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.