
Nje ngjarje e rende ndodhi te enjten mbrema ne kryeqytet, qe u zbulua te premten. Vrasja makabre ndodhi në periferi të Tiranës, ku mbeti i vdekur 35 -vjeçari Arben Gjeci.
Mësohet se 35 vjeçari është qëlluar me sende të forta në kokë nga një person, i cili ka zbuluar se viktima kishte lidhje me bashkëshorten e tij.
Autori është shoqëruar në Polici ditën e sotme, ndërsa paraprakisht mësohet se autori ka qëlluar për vdekje Arben Gjecin pasi e ka kapur “mat” teksa po takohej me bashkëshorten e tij dhe më pas e ka hedhur nga lartësia.
Gjeci nga Zallbastari ka shkuar dje në mesnatë në spitalin e Traumës me plagë në kokë. Bluzat e bardha e kanë futur direkt në sallën e operacionit por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të dëmtimeve. Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve.