
Gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin italian, policia ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte në kërkim për vrasje. Mediat italiane kanë raportuar, për një 37-vjeçar shqiptar, i cili po kthehej nga Stambolli.
Ai po pritej në aeroport nga bashkëshortja e tij. Çifti jetonte prej vitesh në shtetin italian. Gjatë kontrollit policia i ka kërkuar dokumentet shqiptarit dhe ai i ka treguar dokumentet që e identifikonin si shtetasi A.H., 38 vjeç, me shtetësi kosovare.
Por pas verifikimit në sistem policia zbuloi mashtrimin, sepse shqiptari kishte ndërruar identitetin, duke qenë se ishte person në kërkim nga Interpoli.
Policia zbuloi se bëhej fjalë për shtetasin K.,D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai ishte i dënuar në mungesë me 20 vite burg për një vrasje të kryer.